Lajme

Ministri i Malit të Zi thotë se shqiptarët e sulmuar nuk u trajtuan mirë nga institucionet shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 09 January 2024

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë të shtunën, ka thënë se kjo ngjarje është zbardhur deri në një masë.

“Deri më tani janë sjellë para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazez që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dukaj.

Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër.Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në ndikim të drogave dhe alkoolit.

-Advertisement-

“Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar jo vetëm me policinë por dhe me prokurorinë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministër i Administratës Publike në Mal të Zi.

“Sipas informacioneve që kam marrë, të rinjtë shqiptarë nuk janë trajtuar mirë në masë të duhur dhe kjo nuk është fare mirë. Unë kam biseduar dhe me ministrin e Shëndetësisë për këtë çështje dhe më ka premtuar se do të marrë masa ndaj institucioneve relevante, konkretisht institucioneve të Shëndetësisë”, ka thënë Dukaj për Dukagjinin.

Sipas raportimeve në media të rinjtë shqiptarë janë dhunuar pa arsye nga disa persona me veshje ushtarake

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera