Lajme

Ministri i Kurtit për zgjedhjet: Në Veri u bë zgjidhje e përkohshme

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 26 April 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot në një konferencë për media ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në katër komunat veriore, derisa dha zotim se Ministria e tij do të jetë bashkëpunuese me përfaqësuesit e zgjedhur.

Rashiq tha se me këtë pjesëmarrje në zgjedhje është bërë një zgjidhje e përkohshme.

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër përqind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz. Për të thënë të vërtetën nuk mund të kuptoj çka po përpiqen të bëjnë”.

-Advertisement-

Rashiq ka thënë se ata që po mundohen ta prishin atë që është arritur deri tash në rrugën e pajtimit do t’i bëjnë keq vetë serbëve të Kosovës.

“Shumë – një rrugë e gjatë kemi kaluar që të arrijmë në këtë moment dhe tash kushdo që të jetë ai ose ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit. Kur e them këtë, flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët më së shumti mund ta humbin nëse nuk arritët një marrëveshje e tillë, sidomos të mos respektohet”.

Rashiq tha se dera e tij është çelë për të gjithë ata që janë për bashkëpunim, qofshin individë apo grupe, derisa tha se ka “presion maksimal” në atë pjesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera