Lajme

Ministri i Kurtit dhe djali i tij përfundojnë të prangosur ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 10 February 2025

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Dy të arrestuarit dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla”, në qytetin e Prizrenit.

-Advertisement-

“Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar  për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.

Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera