Lajme

Ministri i Jashtëm i Vuçiqit: Derisa Kurti udhëheq në Prishtinë, ndoshta nuk do të ketë dialog

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 30 January 2022

I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak javën e ardhshme do të vijnë për vizitë në Kosovë dhe Serbi për t’iu kërkuar palëve që të kthehen në tavoninën e dialogut. Ministri i Jashtëm serb, Nikola selakoviq nuk pret rezultat. Ai tha për radio televizionin publik serb se që kur Albin Kurti po e udhëheq Qeverinë e Kosovës “nuk pa pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë”.

Selakoviq tha se temë qendrore gjatë bisedimeve me Escobarin dhe Lajçakun do të jetë çështja e dialogut.

“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, por ne e kemi të qartë se qëkur Kurti ka qenë në Prishtinë dhe meqë pyetet ai, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë”, tha Selakoviq.

-Advertisement-

Emisari Special i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Nova”, ka thënë se qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi është nxitja e palëve për të vazhduar dialogu nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Escobar ka thënë se palët duhet të dalin mbi dallimet që i kanë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gabriel Escobar bashkë me Miroslav Lajçak do të vijnë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 31 janar ku do të qëndrojnë për dy ditë. Më pas do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera