Lajme

Ministri i Jashtëm i Ukrainës kritikon Gjermaninë për furnizimet me armë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 13 September 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, akuzoi Gjermaninë, më 13 shtator, se ka injoruar lutjet e Kievit për furnizim me tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder.

Ai tha se Berlini u ka ofruar vetëm “justifikime dhe frikë abstrakte” për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake.

“Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marderët tani – për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi”, shkroi Kuleba në Twitter.

-Advertisement-

“Asnjë argument i vetëm racional se pse nuk mund të furnizohemi me këto armë, vetëm frikë abstrakte dhe justifikime. Prej çka ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?” shkroi ai.

Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.

Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra, si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.

Ukraina ka nisur një kundër-ofensivë për të rimarrë territorin në lindje dhe në jug nga forcat pushtuese ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 12 shtator se ushtria ukrainase ka rikthyer 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera