Lajme

Ministri i Jashtëm i Turqisë sot viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 18 June 2022

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot do ta vizitojë Kosovën.

Çavuşoğlu, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Ministri turk pritet të aterojë në Kosovë, rreth orës 17:30.

Kujtojmë se Gërvalla dhe Çavuşoğlu, dje kanë marrë pjesë në Forumin për Dialog në Prespë.

Të tjera