Lajme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pas sulmit në veri: Akt kriminal, Shqipëria është në krah të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 24 September 2023

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës të dielën në mëngjes, ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa mbeti i plagosur polici Alban Rashiti.

Hasani në postim në platformën “X” e ka quajtur sulmin akt kriminal, ndërsa ka thënë se Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, ka shkruar Hasani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera