Lajme

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Të mbijetuarit do kthehen në Shkup brenda 2 ditësh

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 23 November 2021

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë Veriore, ka deklaruar se të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Bullgari, do të transferohen në Shkup në brenda dy ditësh.

“Ka pasur reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë përkujdesur në kohë, u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të gjithë janë stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që të mund t’i transferojmë më pas në Shkup”, është shprehur Osmani, i cili ndodhet në Sofje, pas aksidentit tragjik, që i mori jetën 46 pasagjerëve, ndërsa 7 të plagosurit po trajtohen në spitalet e Bullgarisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera