Lajme

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Trupat tona në Kosovë shërbejnë nën komandën e KFOR-it italian

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 30 May 2023

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij është i interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkanin Perëndimor.

Duke treguar se qindra ushtarë hungarezë shërbejnë në Kosovë, ai ka shtuar se ata veprojnë nën komandën e KFOR-it italian dhe kështu edhe janë dërguar në Zveçan të hënën.

“Ushtarët hungarezë i kanë kryer detyrat në përputhje me urdhrat e marrë. Shumë prej tyre janë lënduar”, ka shkruar Szijjarto, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Kryediplomati hungarez ka njoftuar natën vonë se Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i ka vizituar ushtarët e lënduar, ku ndër ta ka pasur edhe me fraktura dhe njëri nga ta është operuar – por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera