Lajme

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbulon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 22 April 2021

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass, aktualisht është në takimin me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Megjithatë Mass para ca minutash, Mass në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” ka publikuar edhe arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë edhe Beogradit nesër.

Siç shkruan kryediplomati gjerman, e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass në twitter.

-Advertisement-

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera