Lajme

Ministri i Jashtëm i Austrisë takon Lajçakun: Austria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 08 December 2022

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, ku kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

Schallenberg theksoi se pikë e takimit ishte dialogu dhe ulja e përshkallëzime, pas zhvillimeve të fundit në veri.

“Faleminderit MiroslavLajcak për një tjetër diskutim të thelluar rreth Ballkanit Perëndimor! Mbështesim plotësisht përpjekjet tuaja për dialogun Beograd-Prishtinë dhe bisedimet për normalizimin. Ne kemi nevojë për ulje të përshkallëzimit dhe angazhim konstruktiv”, ka shkruar Schallenberg.

-Advertisement-

Lajçak theksoi se me Schallenberg biseduan për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur @a_schallenberg. Ne e njoftuam njëri-tjetrin për aktivitetet tona më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të fortë të Austrisë”, ka shkruar Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera