Lajme

Ministri i Jashtëm grek informon Lajçakun për vizitën e tij në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 08 June 2021

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi sot se ai kishte biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë.

“Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë,” ka njoftuar Dendias në Twitter.

Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

-Advertisement-

Kryediplomati grek asnjëherë nuk e ka përmendur njohjen diplomatike të Kosovës përgjatë vizitës, ndonëse raportohej më herët se mund të ndodh një gjë e tillë.

Nga MPJ’ja greke kanë konfirmuar se Greqia vazhdon ta mbajë qëndrimin e tyre karshi njohjes.

Përgjatë vizitës së dy kryediplomatëve të dy shteteve respektive, është zotuar për përmirësim të marrëdhënieve ekonomike, si dhe ngritjen e statusit të Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në një zyrë e ashtuquajtur interesi me qasje tashmë në çështje ekonomike, si dhe ato politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera