Lajme

Ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, sot viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 29 September 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, sot do të vizitojë Kosovën.

Kryediplomati çek do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavskýy, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, në orën 11:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský
ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

Kjo çështje do të diskutohet gjatë kësaj vjeshte, kur Komisioni Evropian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit për atë se sa Kosova është e përgatitur për këtë çështje.

“Kosova, të cilën do ta vizitoj, është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara’, tha Lipavsky për agjencinë çeke të lajmeve, raporton Euroactiv.

Sipas tij nëse raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, atëherë çështja e liberalizimit të vizave do të shqyrtohet nga vendet e BE-së gjatë kësaj vjeshte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera