Ministri i Jashtëm austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është afër
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 11 October 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit që ka pasur sot në Vjenë të Austrisë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh një të ardhme të shkurtër.
Schallenberg, tha se Austria ka mbështetur Kosovën gjithë, edhe para luftës së Kosovës, në kohën kur diktatori Sllobodan Millosheviq shtypte Kosovën.
“Na nevojitet edhe nga ana juaj bashkëpunimi dhe besoj se jemi në rrugë të mirë. Nga 24 shkurti bota jonë ka ndryshuar, pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj ndjehen edhe në Ballkan. Ne jemi të kënaqur që Kosova ka marrë qëndrim shumë shpejt në këtë çështje. Ne të gjithë e dimë se duhet të jemi kujdesshëm”, tha ai.
Sipas tij tash është një koha që të marrim vendime të rëndësishme për Ballkanin.
“Brukseli po diskuton statusin e vendit kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Është e pakuptueshme pse ka zgjatur aq shumë procesi i liberalizimin e vizave për Kosovën. Të gjitha shtete e Ballkanit i takojnë BE-së. Unë shpresoj se për një kohë të shkurtër të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovë”, tha ai në një konferencë për media sa bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.
Po ashtu, ai ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një shpresë që të gjendet një gatishmëri për kompromis”, tha ai.
Kurse Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka falënderuar Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
“Mbi 90 për e popullit të Kosovës, e mbështetësin rrugën për BE dhe NATO, ne jemi evropian. Austria është e mirëseardhur në Kosovë, unë dëshiroj të ftoj konkretisht të vini në Kosovë dhe të investoni atje”, tha ajo.
Gërvalla tha se Serbia nuk e ka respektuar në rastet të ndryshme, sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Gjatë verës kemi pasur një zhvillim prej qeverisë sonë ka pasur një tentim për të vazhduar rregullimin e marrëdhënieve dhe të hyjmë në një marrëveshje me Serbinë, po ajo nuk ka funksionuar”, theksoi ajo.
Sipas saj shteti fqinjë, Serbia ka bërë kërcënime ndaj Kosovës.
“Serbia ka sjellë ushtrinë e saj afër kufirit. Edhe ambasadori rus ishte në kufi ku ka inspektuar ushtrinë serbe, kjo situatë është tejkaluar me ndihmën e NATO-s”, theksoi ajo.
Kryediplomatja e Kosovës, tha se nuk duhet të fokusohemi vetëm në çështje të vogla në dialog.
“Ne duhet të i dimë e se pse po dialogojmë. Për neve dhe partnerët tanë si SHBA, Gjermaninë etj, është e qartë qëllimi është njohja reciproke”, tha Gërvalla.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...