Ministri i Financave sjell investime nga Banka Evropiane
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 29 May 2018
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Bedri Hamza, nënshkroi sot në Luksemburg, së bashku me Zëvendës-Presidentin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Dario Scannapieco, Marrëveshjen e Huasë për financimin e projektit për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq në vlerë prej 80 milion euro.
Projekti për Autostradën Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq është një ndër prioritetet qeveritare që do ti ndihmojë qytetarëve të Kosovës, me theks qytetarëve të Dukagjinit, por që është më e rëndësishmja përveç që do ta lidh Kosovën me shtetet tjera evropiane do të ketë edhe ndikim në zhvillim ekonomik të vendit.
Kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet për këtë projekt, pas asaj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tanimë e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Përveç dy kredive, për këtë projekt gjithashtu janë përfituar grante nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ministri Hamza tha se “Jam shumë i lumtur që Kosova ka arritur atë fazë të zhvillimit të përgjithshëm që të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Investime përmes kësaj marrëveshje shumë të madhe financiare, por shumë domethënëse për shtetin dhe për Bankën Evropiane për Investime”.
“Qeveria e Kosovës e konsideron Bankën Evropiane për Investime si një partner strategjik për zhvillim dhe integrim evropian, gjë që do të reflektohet edhe përmes investimeve tona të përbashkëta në sektorë të tjerë”, shtoi ministri Hamza.
Ndërsa, Zëvendës-Presidenti Scannapieco theksoi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, kjo është marrëveshja e dytë financiare që po nënshkruhet mes dy institucioneve dhe kjo më së miri dëshmon se sa jemi të përkushtuar të jemi prezentë në një Kosovë me trende shumë të mira makro fiskale.
Gjithashtu, ai theksoi se “Banka Evropiane për Investime ka ndarë për Kosovën 257 milion euro, prej të cilave deri më tani janë nënshkruar 149 milion euro marrëveshje financiare”.
Gjatë vizitës në Luksemburg, Ministri Bedri Hamza pritet të takojë edhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të Bankës Evropiane për Investime për të diskutuar progresin e projekteve aktuale në Kosovë dhe mundësitë e financimit të projekteve potenciale për Kosovën, me theks të veçantë për sektorin e mjedisit, shëndetësisë, dhe sektorin privat.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...