Lajme

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 06 June 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë homazhe pranë varrit të heronjve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se heronjtë, Nijazi Azemi, Shaban e Sami Ukshini si dhe Fatmir Ibishi mbeten sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri. Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”, ka shkruar Selimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera