Lajme

Ministri i Drejtësisë falënderon deputetët pasi votuan një marrëveshje ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 12 October 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare Ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë, për Transferimin e Personave të dënuar.

Ai ka deklaruar se ky është rezultat i një pune të madhe të Ministrisë së Drejtësisë dhe partneritetit me shtetin mik italian dhe ka impakt në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe si i tillë mundëson realizimin e këtyre të drejtave nga paragrafi 18 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Votimi i këtij ligji pos avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë të vendit tonë me Italinë në fushën e drejtësisë, i hapë rrugë vendosjes së drejtësisë në aspektin e rehabilitimit si dhe ri-socializmit të personave të dënuar, të cilët, sanksionet penale do të mund t’i ekzekutojnë në shtetin e vendbanimit të përhershëm”, ka thënë ai.

Të tjera