Lajme

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Kemi propagandë ruse në gjuhën serbe

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 December 2024

Dezinformimi i përhapur përmes mediave online, i nxitur nga propaganda ruse, ka depërtuar edhe në Shqipëri, ka thënë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin kundër dezinformimit, drejtuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

“90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe,” theksoi Hoxha.

Megjithatë, theksoi ai, Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura nga këto fushata.

-Advertisement-

“Kohët e fundit, vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh… Shqipëria, si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale, dhe si anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionit social dhe garantimit të vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë.

Hoxha përmendi sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në zbutjen e pasojave.

“Bashkëpunimi i menjëhershëm me partnerët ndërkombëtarë ndihmoi në minimizimin e dëmeve,” përfundoi ai. /Geopost

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera