Ministri i Brendshëm i përgjigjet Kurtit: Filloje luftën nga kriminelët e partisë tënde që i ke në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 19 September 2020
Ministri i brendshëm, Agim Veliu, i ka bërë thirrje ish-Kryeministrit Albin Kurtit që t’ia fillojë luftën ndaj kriminelëve të Vetëvendosjes në Prishtinë.
Këtë qëndrim Veliu e ka thënë pasi ish-Kryeministri tha se koka e krimit është në Prishtinë ndërsa bishti në Karaçevë, kur komentoi aksionin e mbrëmshëm të policisë ku u arrestuan 35 persona.
“Le t’ia fillojë ai në Prishtinë prej partisë së vet, ata që i ka kriminela që janë marrë me krime le t’i fillojë atje pastaj ne e ndjekim pasi qenka kështu”, ka thënë Veliu, në një prononcim për klankosova.tv.
Veliu e quajti Kurtin “mashtrues tipik” që tenton të “mashtrojë opinonin publik”.
Ka dhënë edhe detaje se si ka shkuar në zyrën e Kurtit i cili si Kryeministër kishte refuzuar të autorizonte aksionin në Karaçevë.
“Kam shkuar dhe ia kam dërguar kërkesën. Çdo gjë do të thotë ka qenë e përgatitur mirë edhe është pritur vetëm një miratim i tij si kryeministër. Unë e kam njoftuar, por ai nuk ka pasë guxim që të lejojë autorizimin për të zhvilluar aksionin sikurse që u bë mbrëmë”.
I pyetur se pse Kurti thotë për të se nuk ka pasë guxim, ai tha se nuk e di për këtë dhe se duhet të pyetet i pari i LVV-së.
“Unë e kam vlerësuar atë si frikacak, ai vetëm manipulon me opinionin me teza populiste qysh e ka ai zakon. Ai u pa gjatë asaj periudhe sa ka qeverisë se nuk ka pasë guxim me asnjë punë konkrete vetëm me manipulime të këtij lloji”.
Kurti gjatë konferencës për media kishte thënë se krejt çka ka mundur Veliu t’i thoshte atij për aksionin ishte se atë e ka siguruar Miradie Kelmendi, kryeshefe e inspektoratit policor, se gjithçka do të shkonte në rregull.
“Pra as kjo nuk ishte me shkrim, as garancioni i Miradisë nuk ishte me shkrim, ishte gojarisht”, ka thënë Kurti.
I pari i MPB-së theksoi se kjo nuk qëndron dhe se Kurtin e ka siguruar për çdo gjë.
“Ajo nuk qëndron sepse unë e kam i siguruar, i kam dhënë siguri që çdo gjë është e planifikuar mirë, e përgatitur mirë dhe e koordinuar mirë edhe me faktorin tjetër të nevojshëm. Çdo gjë ka qenë e përgatitur për mrekulli sikurse mbrëmë që nuk ndodhi asnjë incident, edhe më i vogli”.
“Çdo gjë ka qenë e përgatitur dhe e kryer mirë. Mirëpo, tash ai gjen arsyetime se sigurisht i paska dhimtë që është kryer aksioni shumë mirë”.
Nënkryetari i LDK-së, e komentoi edhe deklaratën tjetër të Kurtit sipas së cilës “bishti i krimit është në Karaçevë dhe koka në Prishtinë”.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...