Lajme

Ministri Hoxhaj uron homologen e re kroate

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 23 June 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë urimi me ministren e sapo emëruar për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.

Hoxhaj e ka uruar homologen kroate për pozitën, bëhet e ditur në një njoftim të MPJ’së, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë në mes dy vendeve.

Në këtë telefonatë, Hoxhaj ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjikë në rajon, thekson njoftimi.

-Advertisement-

Tutje, në kumtesë thuhet se Ministri Hoxhaj ka shprehur interesim për intensifikim të bashkëpunimit jo vetëm në planin politik por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera