Lajme

Ministri Hasani premton kushte më të mira për investitorët e huaj

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 15 September 2017

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur, sot, në një takim njoftues ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Temë kyçe e këtij takimi mes ministrit Hasani dhe ambasadores Kiliç ka qenë krijimi i një klime sa më të përshtatshme për investitorët, e në veçanti investitorët nga Turqia.

Ministri Hasani dhe ambasadorja Kiliç kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë, marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe atë të turizmit.

-Advertisement-

Ai e ka garantuar ambasadoren se MTI-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet që të krijohet një ambient sa më i mirë i të bërit biznes mes dy shteteve.

Ambasadorja Kiliç nga ana e saj ka shfaqur përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera