Lajme

Ministri Hasani pas vendimit për Limajn: Drejtësia erdhi në vend

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 09 March 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përmes një postimi në Facebook e ka mirëpritur lirimin e liderit të Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt.

Ministri Hasani, këtë e ka vlerësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme, shkruan Infokusi.

Lidhur me këtë çështje Hasani ka shkruar se gjithçka është sqaruar rreth figurës së Fatmir Limajt.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i tij:

Drejtësia erdhi në vend. Edhe sot si në çdo proces tjetër lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj e dëshmoi pafajësinë e tij. Ky është një prej vendimeve më të rëndësishme, sepse definitivisht u sqarua gjithçka rreth figurës dhe veprës së tij. I pafajshëm!

Lider në luftë, lider në shtetndërtim. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera