Ministri Hasani paralajmëron masa edhe për pemët e perimet
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 16 April 2018
Pas marrjes së masave mbrojtëse për qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellit e bllokave serb, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet.
Këtë paralajmërim ministri Hasani e ka bërë në profilin e tij në Facebook.
“Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë.”, ka thënë ministri Hasani.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, Sot e kemi marrë edhe një vendim për masa mbrojtëse për qumështin, konkretisht qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Deri te ky vendim kemi ardhur pas hetimit që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit. Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 lopë e deri 250 dhe mbi 30 përpunues të qumështit.
Muaj më parë kemi vendosur masa mbrojtëse edhe për miellin që importohet nga Serbia dhe produkteve ndërtimore. Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...






























