Lajme

Ministri Hamza ndihmon me 20 mijë euro dy familjet Abazi në Livoçë të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 27 November 2019

Ministri i Financave Bedri Hamza sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20.000 euro, duke ndarë nga 10.000 euro për familje të viktimave të shkaktuara nga tërmeti Shemsedin dhe Isa Abazi nga Livoçë të Gjilanit.

Kjo bëhet me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat  pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar  në kompetencat e tij ligjore si ministër i financave në vështrim  të  paragrafit 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazi nga Livoçi i Gjilanit kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 6.4 ballë të Rihterit në Durrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera