Lajme

Ministri grek, Dendias: Bashkimi Evropian është destinacioni i fundit për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 20 December 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun grek, Nikos Dendias, kanë mbajtur konferencë për media.

Dendias tha se është e rëndësishme që në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës.

“Siç kemi biseduar, e mbështesim diskutimin Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme”, ka deklaruar Dendias duke theksuar se duhet të zbatohen marrëveshjet nga të dy palët.

-Advertisement-

Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo vizitë e tij në Ballkanin Perëndimor nënvizon rëndësinë që Greqia ka për rajonin.

“Sot biseduam edhe për nivelin bilateral, si mund ta zgjerojmë bashkëpunimin në shumë fusha”, ka vijuar ai.

Sipas tij,  Bashkimi Evropian është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor, andaj duhet shtyrë bashkëpunimin në aspekt të stabilitetit dhe prosperitetit.

Më tej theksoi se Greqia është e gatshme të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në fushën energjisë, duke përmendur kështu largimin e Kosovës nga varësia e thëngjillit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera