Ministri gjerman: Kina të gjykohet nga veprat, jo fjalët

Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 26 February 2023
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit kinez për armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Kur i dëgjoj raportimet – dhe nuk e di nëse janë të vërteta – se Kina mund të jetë duke planifikuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë, derisa e prezanton planin për paqe, atëherë sugjeroj që Kinën ta gjykojmë nga veprimet, dhe jo fjalët e saj”, i ka thënë ai transmetuesit publik gjerman, Deutschlandfunk.
Pistorius ka qenë në linjë me komentet e zyrtarëve të NATO-s dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë ngritur dyshime për kredibilitetin e Pekinit si ndërmjetësues, pas propozimit të planit.
Pekini e ka prezantuar planin të premten, në përvjetorin e parë të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka mirëpritur disa elemente të planit, mirëpo ka thënë se vetëm shteti ku është duke u kryer luftë duhet të jetë iniciator i planit për paqe.
Pistorius ka thënë se i takon Kievit të vendosë kur dhe nën çfarë kushtesh të nisë bisedimet me Moskën, dhe ka thënë se një skenar i njëjtë vlen edhe lidhur me vendimin për rikthimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin e ka pushtuar Moska më 2014.
“Kam prirje të them, po, Krimeja është territor ukrainas andaj duhet t’i kthehet mbrapsht”, ka thënë ai në intervistë.
“Por sërish, ky nuk është vendim që duhet ta marrim ne”.
Zelensky ka thënë se trupat ushtarake ukrainase do ta largojnë të gjithë ushtrinë ruse nga territori i pushtuar, përfshirë Gadishullin e Krimesë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Të tjera
-
Qeveria Kurti përzuri kompaninë amerikane, i shkaktoi Kosovës 21 milionë euro dëm dhe tani i kthehet “Kosovës A”
Pas anulimit të projektit për ndërtimin e termocentralit të ri dhe humbjes në...
-
Afati për deklarim të pasurisë drejt fundit
Gjatë ditë së sotme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka ...
-
Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi...
-
Haxhiu thirrje që Prokuroria të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të vepr...
-
“Bisedat e brendshme të LDK-së”- Bajqinovci kërkon hetim për votat jashtë dhe brenda vendit
Mefail Bajqinovci i VV’së ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme ...
-
Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari
Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë nega...
-
Përplasje virtuale mes Shalës dhe Gashit, për votat e diasporës, pjesë e grupit në “Viber” edhe Abdixhiku
Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga ...
-
Kurti takohet me Kretschmann, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja ...
-
Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroa...
-
Kamberi i çon letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në konsultimet për krijimin e qeverisë së re
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se shqipta...
-
Nga mesi i Prillit regjim i ri kufitar Kosovë – RMV, ambasada në Shkup jep detaje
Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republi...
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e...