Ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon shpenzime më të mëdha të ushtarake
Autori: Gazeta inFokus
08:40 | 16 February 2023
Gjermania ka mbetur prapa objektivit prej dy për qind të NATO-s. Pavarësisht kësaj, ministri i Mbrojtjes Pistorius tani bën thirrje për thellimin e objektivit. Qeveria gjermane është “në proces konsultimi” për këtë temë.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius mbështet kërkesat e partnerëve të NATO-s për të forcuar objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të Aleancës. Ai mbështet mendimin se shpenzimet e dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duhet të jenë kufiri më i ulët në të ardhmen, tha Pistorius në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
“Dëshira për t’iu afruar objektivit dy për qind nuk do të mjaftojë,” theksoi ai. Kjo duhet të jetë baza për gjithçka tjetër. Pistorius këtu aludoi për objektivin aktual të NATO-s. Kjo parashikon që të gjitha vendet e Aleancës i afrohen deri në vitin 2024 shifrës prej të paktën dy për qind të PBB të tyre për mbrojtjen.
Sipas ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kreu i Partisë Social Demokratike (SPD) Lars Klingbeil mbështesin si ai një objektiv shumë më të lartë të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. “Ky është pozicioni im dhe i kancelarit dhe kryetarit të partisë,” tha Pistorius në kuadër të një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Negociatat për këtë temë duhet të zhvillohen brenda koalicionit qeveritar në ditët dhe javët në vijim.
Marrëveshja pritet më e vona deri në korrik
Diskutimet po zhvillohen brenda NATO-s për objektivin e ardhshëm. Një marrëveshje duhet të arrihet më e vonta i në samitin e ardhshëm të rregullt. Ai do të organizohet në datat 11 dhe 12 korrik në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.
Boris Pistorius takon një oficer ukrainas
Një forcim i objektivit prej dy përqind do të kërkonte, aktualisht, një rritje të shpenzimeve gjermane të mbrojtjes me një shumë dyshifrore miliardash. Deri tani, Gjermania ka shpenzuar dukshëm më pak se dy përqind të PBB-së së saj për mbrojtje. Sipas shifrave publike, kohët e fundit pritej një shifër prej vetëm 1.44 përqind për vitin 2022 – bazuar në shpenzimet e mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s prej 55.6 miliardë dollarësh.
I pyetur nëse deklaratat e tij korrespondojnë me qëndrimin gjerman për negociatat e NATO-s, Pistorius tha: “Ne jemi duke u konsultuar për këtë brenda qeverisë federale dhe sigurisht që do t’i përfundojmë konsultimet së shpejti”.
Bashkëpunim për mbrojtjen e krahut lindor
Boris Pistorius
Në kuadër të takimit u mësua gjithashtu se Gjermania, Britania dhe Kanadaja synojnë një bashkëpunim më të ngushtë për të mbrojtur tre partnerët baltikë të NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Sipas Pistorius-it, për shembull, manovrat duhet të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën. Koordinimi më i mirë ka edhe një efekt më të madh parandalues, shpjegoi politikani gjerman.
Sipas Pistorius-it, gjashtë vende ranë dakord të martën në mbrëmje për një dokument mbi këtë temë. Bëhet fjalë për mënyrën se si të mbrohen në mënyrë efektive shtetet baltike, një pjesë veçanërisht e ekspozuar e aleancës, tha ai.
Gjermania është, së bashku me Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, një nga vendet kryesore të NATO-s në krahun lindor. Bundeswehr-i është kryesisht i pranishëm në Lituani, ku gjithashtu udhëheq një grup luftimi shumëkombësh./DW

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































