Lajme

Ministri gjerman e kritikon ashpër Trumpin

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 16 August 2017

Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Maas, i ka dënuar sot komentet më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me dhunën e shkaktuar nga supermacistët e bardhë gjatë një tubimi në Virginia.

“Është e padurueshme se si Trump tani nuk po komenton rreth dhunës së shkaktuar nga grupi i njerëzve të ekstremit të djathtë nga Charlottesville,” ka thënë Maas në një komunikatë, duke i pasqyruar shqetësimet e spektrit politik gjerman rreth presidencës së Trumpit, transmeton Express.

Maas është anëtar i partisë konservatore të koalicionit qeverisës të kancelares Angela Merkel dhe politikani më i lartë deri më tani që e adreson ndryshimin më të fundit në retoriken e Trumpit për dhunën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera