Lajme

Ministri Gashi: Majlinda Kelmendi është krenaria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 September 2017
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim njohës drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës, të prirë nga kryetari Agron Kuka, nënkryetarin Memli Krasniqi, përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.
Kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, e uroi ministrin Gashi për marrjen e detyrës së re duke i dëshiruar që të përmbushin objektivat dhe programin e paraparë. Ai e informoi ministrin për punën që po bën Federata e Xhudos, të arriturat dhe përgatitjet që janë duke bërë për garat në të ardhmen, me theks për pjesëmarrje në lojërat olimpike që do të mbahen në Tokio 2020. Kuka tha se kemi 25 xhudistë elitarë të nivelit botëror. Ai përmendi edhe vështirësitë me të cilat përballen, ndër to është edhe çështja e realizimit të obligimeve nga ana e MKRS-së.

Kryetari Kuka u shpreh se vlerëson punën dhe bashkëpunimin e deritashëm me MKRS-në, duke shtuar se pa mbështetjen e MKRS-së nuk do t’i arrinim rezultatet e deritashme në sportin e xhudos.

Ndërkaq, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e uroi ministrin për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtje në mandatin dhe punën që e pret përpara, duke shpresuar që mbështetja e MKRS-së për të dhe për FXHK-në nuk do të mungojë.

Nga ana e tij, ministri Gashitheksoi se është dita e parë e punës dhe se është i privilegjuar që ndër takimet e para po e zhvillon me krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe drejtuesit e federatës së suksesshme të FXHK-së, duke u zotuar se mbështetja e MKRS-së për xhudon kosovare nuk do të ndërpritet, veçse do të rritet edhe më tej. Ai u shpreh se është i informuar për disa obligime të mbetura nga ana e MKRS-së në drejtim të FXHK-së por edhe të Majlindës dhe se ato shumë shpejtë do të përmbushen.

-Advertisement-

Ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtuesit e xhudos me qëllim që rruga dhe tradita e rezultateve në këtë sport të vazhdojë edhe më tej.

Ai ka theksuar se është i hapur për kërkesat dhe idetë që do të vijnë prej Federatës së Xhudos. “Tashmë janë bërë disa përmirësime në infrastrukturën ligjore sikurse që është rregullorja për kategorizim, e cila do të na e lehtësojë punën edhe ne si ministri, por edhe federatat e sportistët do të përkrahen në bazë të meritave”, tha ministri Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera