Lajme

Ministri i FSK-së jep lajmin e ri për formimin e Ushtrisë!

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 27 September 2017

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot, për herë të parë në takim, ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, me theks të veçantë për marrëdhëniet e mira në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, përkatësisht Forcave të Armatosura të Kroacisë.

-Advertisement-

Berisha  tha se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe se ministria që e drejton ai po punon fort që transformimi të gjejë përkrahje dhe konsensus të plotë brenda vendit si dhe të përkrahet edhe nga partnerët strategjikë.

Nga ana e saj, ambasadorja kroate theksoi se Kroacia dhe Kosova bashkëpunimin më të suksesshëm e kanë në fushën e sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera