Lajme

Ministri i Drejtësisë pranon se politika mund të ndërhyjë në hetimet për listat e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 01 September 2018

Numri një i Drejtësisë në vend, Abelard Tahiri, ka pranuar tërthorazi se në hetimin për listat e fryra të veteranëve mund të ketë ndërhyrje nga ata që akuzohen.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, Tahiri ka thënë se bërja publike e aktakuzës e ka dëmtuar shumë procesin e hetimit të këtij rasti.

“Mendoj se është bërë një dëm i madh në hetimet meqë rasti ka dal në publik. I ki të gjithë ata njerëz që sot në një formë a një tjetër angazhohen, sepse në fund të fundit vet do të ballafaqohen me drejtësinë. Jo pse doli lajmi por pse doli aktakuza dhe shumë dokumente të ndjeshme të cilat bën që shumë njerëz që s’kanë qenë në dijeni që janë duke u hetuar, ata marrin masa dhe parandalojnë. Nuk e di a janë ministra a kryeministra. Kushdo që të jenë mendoj se drejtësia do të merret me ta dhe do t’i nxjerrin para drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai nuk e ka cilësuar pjesë të ndikimit politik thirrjen e tij për të kërkuar hetime.

“Unë kam insistuar që të vazhdohen hetimet dhe i gjithë dëmi që është bërë në buxhet t’i kthehet buxhetit të shtetit. Një gjë e tillë do të ndodhë. Ne si politikë i japim përkrahje të plotë prokurorisë që të vazhdojë punën. Të nxjerrin në pah gjithë ata keqpërdorues të parasë publike”, ka thënë Tahiri, përcjell Koha.net. “Unë nuk po kërkojë që cili prokuror ta marrë rastin, e si të zhvillohen hetimet. Si taksapagues, si qytetar apo si ministër i Drejtësisë po kërkojë hetime”, ka thënë ai më tej.

Tahiri ka thënë nuk mund të komentojë afërsinë e mundshme të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, teksa ka shprehur besimit e tij të plotë për punën e tij. Nuk ka dashur të komentojë as deklaratat e kryeministrit Haradinaj ndaj prokurorit të rastit, Elez Blakaj, që i tha hajn e pishpirik, e as thirrjen e tij për raport, por ka thënë se është kundër çfarëdo ndërhyrje në drejtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera