Lajme

Ministri i Drejtësisë Bardhi shkarkon drejtorin e burgut të Korçës për keqmenaxhim të institucionit

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 02 August 2017

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Korçës robert Kodra. Motivacioni i shkarkimit është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese.

Ky vendim i shkarkimit erdhi pas një hetimi administrativ, sipas te cilit, drejtuesi i burgut, Robert Kodra, ka kryer shkelje te ligjit dhe rregullores së përgjithshme të burgjeve, duke sjellë pasoja të rënda në funksionimit e institucionit.

Gjithashtu, Kodra nuk ka informuar ministrin e Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet nga aktet ligjore që janë në fuqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera