Ministri çek e turpëron publikisht Bislimin në konferencë
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 24 January 2024
Vetëm pak sekonda pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në konferencë të përbashkët për media me Martin Dvorak, ministër për Çështje Evropiane i Republikës Çeke, tha se Kosova kërkon që Bashkimi Evropian ta ndajë rrugën e integrimit nga çështja e dialogut me Serbinë, ministri çek i ka thënë se kjo është krejtësisht e pamundur.
Duke folur në konferencë, Bislimi tha se përkundër falënderimeve të mëdha që ka për Republikën e Çekisë dhe miqësinë e madhe në mes të dy shteteve, Kosova kërkon që jo vetëm të hiqen masat e BE-së, por “më e rëndësishmja, dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës”.
Duke folur në anglisht, përkundër se konferenca mbahej në Qeverinë e Kosovës në Prishtinë, Bislimi shtoi se “masat kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë” dhe se e ka diskutuar edhe me diplomatin çek këtë çështje.
Me ta marrë fjalën Dvorak, me një fjalim fare të shkurtër, ai as nuk përmendni mundësinë e heqjeve të masave, derisa i tha Bislimit se ndarja e rrugës drejt integrimit me dialogun me Serbinë është krejtësisht e pamundur dhe kjo është çështje që e dinë të gjithë.
“Do të doja të them se integrimi i Kosovës në BE është fuqishëm i lidhur me dialogun me Serbinë”, deklaroi Dvorak duke ia bërë të qartë Bislimit që kërkesa e tij për shkëputje të këtyre dy proceseve s’ka mundësi të ndodhë.
Madje, Dvorak i ka treguar Bislimit (atë që është dashur ta dijë) se raportet ndër-fqinjësore mes dy vendeve që synojnë anëtarësimin në BE janë çështje kruciale jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për secilin shtet tjetër.
“Çështja e fqinjësi së mirë dhe integrimit është çështje që aplikohet për të gjitha shtetet e Ballkanit”, shtoi Dvorak.
Diplomati çek u pyet edhe nga gazetarët për çështjen e sanksioneve dhe se a do të mund të ndihmojë çekia në largimin e tyre, shkruan Albanian Post.
Dvorak përsëriti se shteti i tij ka një qasje jashtëzakonisht miqësore në raport me Kosovën, por përkundër kësaj “s’mund t’iu lejojmë të tejkaloni disa gjëra”.
“Çekia është aleati më i afërt i Kosovës dhe ne duam ta shohim Kosovën në BE. Në anën tjetër ka shumë për të bërë, ne jemi gati të mbështesim dhe ndihmojmë me detyrat e shtëpisë. Kosova është në presion për t’u treguar pozitive dhe konstruktive në dialog me Serbinë. Kjo është mënyra më e mirë si të jesh më afër BE-së, të tregosh qasje pozitive dhe konstruktive, përkundër se e dimë sa e komplikuar është kjo situatë”.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...