Lajme

Ministri Bytyqi uron ambasadorin Delawie për Pavarësinë e SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 04 July 2018

Në një urim dërguar ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie në ditën e pavarësisë së SHBA-ve, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi 4 Korrikun e ka konsideruar si datë frymëzimi për popujt e shtypur nga pushtues e diktatura, që edhe ata të ndjekin ëndrrën e lirisë, shkruan Gazeta Fokus.

Bytyqi ka falënderuar Amerikën për ndihmën që i dha Kosovës për të fituar lirinë, duke theksuar se kjo do të jetë çdo herë një emblemë në kujtimin e kosovarëve./Gazeta Fokus

Ky është postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Të dashur miq, më poshtë keni urimin tim që sot i kam dërguar Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delaëie, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
_________________________

Shkëlqesi e nderuar, zotëri Ambasador Delaëie,
Zonja dhe zotërinj, personel i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë,
Urime Dita e madhe e Pavarësisë së vendit Tuaj!

4 Korriku është frymëzim për popujt e shtypur nga pushtues e diktatura që të ndjekin ëndrrën e lirisë! Ashtu ishte edhe për popullin tonë, kur u ngritëm kundër tiranisë e gjenocidit të asaj kohe. Ndihma që Ju na dhatë në bërjen e lirisë, ashtu sikur se ne e mbajmë emblemë në kujtimin tonë, e po ashtu na bën ta ndjejmë e përjetojmë si diçka tonën të përbashkët, andaj ne urojmë me shumë shpirt e shumë zemër!

Ky komb falënderues të cilit ne i takojmë, nuk do të harrojë kurrë se liria jonë është një sfond i pasur amerikan dhe i botës së lirë të vlerave për lirinë popujve dhe demokracinë perëndimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera