Ministri Bytyqi thotë se Kosova ende nuk është larguar nga EQAR
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 04 March 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka reaguar pas lajmeve në opinion se diplomat e studentëve nuk do të njihen ndërkombëtarisht tash pas përjashtimit të AKK-së nga EQAR.
Bytyqi ka thënë se shqetësimi që po tentohet të ngritët rreth largimit të Kosovës nga EQAR dhe si pasojë mosnjohjen e diplomave të studentëve është artificial dhe manipulim.
“Shqetësimi i cili po tentohet të ngritet rreth largimit të Kosovës nga EQAR dhe si pasojë do të ketë mosnjohjen e diplomave të studentëve tanë është artificial, stiset për manipulim dhe ka tendencë oponentësh e kapësish të arsimit e shtetit me bazë politike. Arsimi nuk do duhej të bëhej arenë e përballjeve politike”, ka theksuar Bytyqi.
Ministri thotë se ende Kosova nuk është jashtë Institucionit Evropian të EQAR-it, siç po provojnë ta paraqesin ‘dashakeqët’.
“Ne, realisht, ende nuk jemi jashtë institucionit Evropian të EQAR-it, siç dashakeqët e vendit provojnë ta paraqesin. Edhe ata e dinë se ne kemi afate kohore Apelimi, përgjatë të cilit ne besojmë, por edhe po punojmë fort që të sqarojmë EQAR-in, për sa ka për të sqaruar në gjithë këtë keqkuptim të ardhur nga linja dashakeqe e komunikimit e ankimimit”, ka thënë Bytyqi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...