Ministri Bytyqi priti një delegacion nga Universiteti i Indianas
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 09 March 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Indianas (ShBA), të prirë nga Terrence C. Manson, dekan i Shkollës së Edukimit në këtë Universitet.
Ministri Bytyqi, me këtë rast, falënderoi delegacionin për vizitën dhe për gjithë ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për vendin tonë, sidomos në fushën e arsimit, ku veçoi Programin e Transformimit të Lidershipit (TLP).
Ministri Bytyqi, ndër të tjera, theksoi se jemi të interesuar që të kemi një sistem të trajnimit profesional dhe në këtë drejtim kanë filluar diskutimet edhe me disa universitete amerikane.
Në këtë drejtim, edhe dekani Terrence C. Manson tha se Universiteti i Indianas është i gatshëm të japë kontribut dhe jo vetëm sa i përket trajnimeve, por edhe në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit me MAShT dhe universitetet në Kosovë.
Sipas një njoftimi, në këtë takim u diskutua edhe rreth angazhimit të përbashkët që janë duke e bërë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti i Indianas rreth një publikimi të përbashkët shkencor për shfrytëzimin e teknologjisë udhëzuese dhe u tha se, kjo do të jetë një dëshmi se edhe Universiteti i Prishtinës ka talentë për punë shkencore të nivelit të lartë.
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...