Lajme

Ministri Bytyqi cakton Reçicën ushtrues detyre në Akreditim në vend të Samadraxhës

Autori: Gazeta inFokus 06:43 | 27 June 2018

Tetë muaj pasi vetë e kishte emëruar ushtrues detyre të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka shkarkuar nga detyra, Bekim Samadraxhën. Në vend të tij, më 14 qershor e ka emëruar si ushtruese detyre, Shyhrete Reçicën, e cila deri tash ka punuar si inspektore në Inspektoratin e Arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Për Reçicën, burimet tona kanë thënë se është anëtare e Nismës Socialdemokrate, prej nga vjen edhe vetë ministri. Ajo është parë në shoqëri të anëtarëve të kësaj partie edhe në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale. Por Reçica ka thënë se nuk është anëtare e Nismës.

“Nuk jam, as nuk kam qenë asnjëherë anëtare as e Nismës e as e ndonjë partie tjetër, prandaj edhe jam propozuar në këtë pozitë nga ministri. Paanshmëria ime ka bërë që unë të vij në këtë pozitë. Nga viti 2009 jam inspektore e arsimit në MASHT”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera