Ministri britanik: Kam folur me Kurtin, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog konstruktiv

Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 14 January 2025
Deputeti laburist, Paul Foster, i cili ishte për vizitë në Kosovë në mes të nëntorit të vitit që shkoi, sot në Parlamentin britanik ka pyetur ministrat në lidhje me progresin mbi marrëveshjen e sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ai tha se në takimet që ka pasë me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti ka parë shqetësime mbi “inkursionet në kufi” me Serbinë, raporton Gazeta Express.
“Derisa isha në Kosovë, takova Presidenten dhe Kryeministrin, të cilët ishin të shqetësuar seriozisht për inkursionet në kufirin e tyre verior, ku trupat e KFOR-it janë të vendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mund të japin ministrat një përditësim mbi progresin në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar?”, pyeti deputeti, ndërsa shtoi se: “Ajo paqe u fitua me vështirësi dhe duhet ruajtur”.
Përgjigje i dha ministri për Europën, Stephen Doughty, i cili i dha të drejtë deputetit për “rolin dhe përgjegjësitë tona historike në raport me Kosovën”.
Ai tha se në muajt e fundit ka folur me kryeministrin Albin Kurti dhe tha se vendi i tij e nxit edhe Kosovës edhe Serbinë që të angazhohen në dialog.
“KFOR-i jep një kontribut jetik për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe sigurisht trupat e Mbretërisë së Bashkuar luajnë një rol kyç në këtë. Ne angazhohemi shumë ngushtë me partnerët tanë në Kosovë dhe në mbarë rajonin dhe vazhdojmë t’i nxisim Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Muajt e fundit kam folur edhe me kryeministrin Kurti, edhe me ministrin e Jashtëm serb Gjuriq”.
Foster erdhi në Kosovë bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës (Labour Friends of Kosova), grup ky që ka qëllim promovimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të tjera
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...