Lajme

Ministri Besian Mustafa shërohet nga coronavirusi, poston foto duke u përqafuar me nënën

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 22 November 2020

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

I njëjti ka shkruar se s’ishte e lehtë përballja me virusin, ndërsa ka apeluar për kujdes.

Ky është postimi i tij:

-Advertisement-

Pas 18 ditësh, përqafim!

E kalova edhe këtë sfidë. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.

Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.

Ju falemnderit përzemërsisht!

Besiani.

Pas 18 ditësh, përqafim!

E kalova edhe këtë sfidë, sot rezultova negativ. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus…

Posted by Besian Xh Mustafa on Sunday, November 22, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera