Lajme

Ministri Beqaj “arsyeton” mungesën në mbledhjen e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 05 June 2018

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj e ka “arsyetuar” mungesën e tij në mbledhjen e qeverisë para të rinjve të Prizrenit.

Ai bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka promovuar Programin për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare dhe Parkun eInovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

“Programi i financimit të Ministrisë, orienton dhe përkrah inovatorët të kombinojnë njohuritë, kapacitetet dhe resurset për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes”, ka thënë Beqaj.
Ministria që ai drejton ka në mandat politik dhe strategjik stimulimin e aktiviteteve inovative në Republikën e Kosovës të cilat janë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

“Investimi në rini është garanci për një të ardhme të ndritur dhe fuqizimit ekonomik të Kosovës”, është shprehur Beqaj duke premtuar hapjen e shpejtë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, i cili sipas tij do ta bëjë Prizrenin qendër rajonale për inovacion në Ballkanin Perëndimor.

Por, mungesa e tij në mbledhjen e qeverisë e ka nervozuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj i cili ka reaguar menjëherë pasi e ka kuptuar që ai nuk ndodhet në mbledhjen e qeverisë.

Në emër Beqajt po fliste zëvendësi i tij Bujar Cakolli ku po shqyrtohej propozimi për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, Haradinaj kërkoi të dijë se ku është ministri Beqaj.

”Ku është ministri. Nuk është në rregull një ministër e vlerëson një aktivitet tjetër më të rëndësishëm se atë të Qeverise. Nuk mund të vazhdojmë kështu. S’ka logjikë kështu. Se di çka ka më me rëndësi se mbledhja e Qeverisë. Këtë pikë të rendit të ditës po e shtyjmë, pasi mungon ministri. Çdo herë do të sillem kështu”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera