Ministri Bajrami priti në takim një delegacion nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 08 May 2017
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot një delegacion të lartë nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias të kryesuar nga, Michael Stoloff.
Gjatë këtij takimi u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar më parë nga ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e këtij Universiteti për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve dhe mundësitë e organizimeve të ndryshme të përbashkëta në arsimin e lartë.
Ministri Bajrami, e ka njoftuar delegacionin amerikan me gjendjen në arsimin e lartë dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit, sipas Marrëveshjes së nënshkruar paraprakisht.
Përfaqësuesit e delegacionit nga Universiteti “James Medison” gjatë vizitës do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve publike në Kosovë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.
Vizita i paraprinë organizmit të konferencës për arsimin e lartë në Kosovë, e cila do të mbahet në qershor, konferencë kjo e cila do të organizohet për nderë të vizitës së presidentit JMU- së, z.John Alger.
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit “James Madison”, z. Michael Stoloff shprehu gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes në fushat e caktuara dhe në procese të tjera në arsimin e lartë./Indeksonline/
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...