Lajme

Ministri austriak: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, dialogu të përfundojë me njohje

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 14 June 2022

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat dhe të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Jeni shteti i vetëm që ende s’e ka liberalizimin e vizave dhe këtë do ta shpreh edhe në samitin e radhës. Vjena e di, por duhet ta kuptojnë të gjithë që zgjerimi i BE-së është një instrument gjeostrategjik, proces i cili paraqet modelin tonë të jetës dhe e jetëson atë”.

Kryediplomati austriak tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm dhe i njëjti duhet të përfundojë me njohje reciproke pa diskutim, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Schallenberg tha se vizita e tij në Kosovë në kohën kur po ndodh pushtimi rus i Ukrainës nuk është e paqëllimshme, duke shtuar se Rusia mund ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një gjë është e qartë – vizita ime po bëhet në kohën kur nuk është e zakonshme dhe me qëllim është bërë në këtë moment kohor në rajonin i cili është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Vjena nuk po e vëren vetëm tundjen e cila është shkaktuar nga Rusia, por edhe për shkak të tundjeve në veri-perëndim të cilët janë fqinj të Austrisë dhe ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit dhe kjo gjë që na i lëshon zilet e alarmit. Sulmi i Rusisë në Ukrainë është thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE. Premtimi që është dhënë në Selanik është i rëndësishëm që të zbatohet dhe duhet ta mbajmë premtimin”.

Ministri austriak, në konferencën e përbashkët për media me homologen kosovare Donika Gërvalla, tha se Austria synon që të jetë një nga tre investitorët më të mëdhenj në Kosovë.

“Gëzohem shumë dhe është ndjenjë e mirë që të jem sërish në Prishtinë. Nuk mund të numëroj sa herë kam qenë në Prishtinë në funksione të ndryshme dhe çdo herë e vërej se nuk është vetëm një shtet i ri dhe dinamik, por është edhe shteti më i ri në Evropë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha rrafshet dhe e thashë edhe më herët në takim me presidenten se duhet të jemi një ndër tre investitorët më të mëdhenj pasi akoma jemi në vendin e katërt, mirëpo besoj se do t’ia dalim së shpejti. Kemi marrëdhënie ekonomike që shumë vite, kemi hapur Forumin Ekonomik Biznesor dhe kemi qasje me universitete austriake që pranojnë të rinj nga Kosova”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera