Lajme

Ministri: Arsyet e shkarkimit të Nanos dhe pistat e hetimit për zhdukjen e Vis Martinajt

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 08 September 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për pistat e hetimit në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në studion e “Top Story” Çuçi tha se policia nuk mund të flasë pa pasur prova në duar, por tregoi se hetimet janë shtrirë te pista e vrasjes dhe ajo e zhdukjes së vullnetshme.

“Policia po heton të gjitha pistat dhe do të flasë kur të ketë prova sepse nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme. Ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme”– tha Çuçi.

“Është policia që ka identifikuar policin që e shoqëroi. Reforma që bëmë ne ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin”- tha Çuçi.

I pyetur nëse ish-drejtori i policisë Gledis Nano është nën hetim, ministri Brendshëm e mohoi.

“Nuk thashë që është nënë hetim.. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato”- tha Çuçi.

Çuçi tha se spunton finale për shkarkimin e Nanos e dhanë ngjarjet e fundit që ndodhën gjatë muajve korrik dhe gusht.

Çuçi: Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet ku demostron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit. Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë. Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë ,me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kanabisit ne Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë. Pas ndjekjes që i bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performacna e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur”- tha Çuçi.

Gazetari: A është në hetim Gledis Nano?

Çuçi: Nuk thashë që është nënë hetim.. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato”- tha Çuçi.

Gazetari: Ka pasur një ftohje mes jush?

Çuçi: Unë pozicionin tim publik nuk e ngatërroj me emocione ftohje ngrohje, unë jam shumë korrekt, komunikojmë përmes performancës, detyrave që ia ngarkojmë njëri-tjetrit. Unë s’kam qenë kurrë i ngrohur me këtë përcaktim që mund t’i bëni. Unë jam munduar që të krijoj një profil që i qëndroj larg policisë, kur ti i qëndron larg nuk ka se si krijon tension, unë nuk ndikohem nga emocionet, nuk mund të flitet për ftoje apo ngrohje.

Të tjera