Lajme

Ministri Arben Vitia emëron këshilltar ish-asamblistin e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 26 February 2020

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zyrtarizuar edhe dy këshilltarë në kabinetin e tij.

Të dy këta janë mjek me profesion, shkruan gazeta inFokus.

Njëri është Mirsad Shkreta, i cili është emëruar Këshilltarë i Lartë i ministrit dhe Shef i Kabinetit të tij.

-Advertisement-

Ndërsa, tjetri është Sami Uka, i cili ka marrë pozitën e Këshilltarit Politik, shkruan gazeta inFokus.

Shkreta është specialist i kirurgjisë orale. Ky fillimisht ishte pjesë e PDK-së në Han të Elezit, ku edhe ishte zgjedhur asamblist komunal, ndërsa në vitin 2014 kishte kaluar në Vetëvendosje.

E tre vite më vonë kishte kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës, por që nuk kishte arritur të zgjidhej, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tjetri, Sami Uka, ëhstë mjek familjar dhe mban pozitën e Kryeshefit në QKMF në Prishtinë, ndërsa edhe është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, psikologut Fitim Uka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera