Lajme

Ministri Aliu bën marrëveshje me kolegjin ku punon, i reagojnë ashpër Gashi, Mushkolaj e Gjinovci

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 20 April 2022

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën qeveritare për të lidhë marrëveshje me një kolegj privat në të cilin është i angazhuar si profesor dhe merr pagë. Kjo ka shkaktuar reagime të ish-bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti dhe analistëve politikë, shkruan Gazeta Express.

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur shkelje të premtimeve të Vetëvendosjes të cilët kanë proklamuar se do të mbështesin institucionet e arsimit të lartë.

“Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, paska nënshkruar sot një marrëveshje me kolegjin privat UBT. Pra, jo me UP-në, ashtu siç ka proklamuar LVV për pothuajse një dekadë, por me një kolegj privat, nga i cili, për më keq, Ministri Aliu edhe merr pagë. Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së për mbështetje të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe konflikt i pastër i interesit. Por, kjo është edhe test për Kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera