Ministri Abrashi takon ambasadoren Mara Marinaki
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 03 May 2017
Sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti në takim ambasadoren Mara Marinaki, Këshilltare Kryesore për çështje Gjinore dhe të Grave, Paqes dhe Sigurisë në Shërbimin për Çështje të Jashtme të BE-së. Pasi e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen, ambasadorja Marinaki u interesua rreth përfaqësimit gjinor në institucionet e Kosovës, të drejtat dhe punësimin e grave, si dhe hapave të ndërmarrë për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ministri Abrashi, duke e falënderuar ambasadoren Marinaki për vizitën, i prezantoi para saj dhe delegacionit që e përcillte atë hapat e ndërmarrë nga ai për përmirësimin e pozitës së grave në tregun e punës. Abrashi në veçanti i theksoi Masat Aktive të Tregut të Punës të cilat një prej synimeve e kanë pasur adresimin e disbalanses në punësimin e grave dhe burrave, përmes subvencionimit të pagave për gratë deri në 12 muaj, grantet për vetëpunësim, trajnimet në punë, praktikat në punë, etj.
Ministri Abrashi gjithashtu i shpjegoi zonjës Marinaki hapat e ndërmarrë deri me sot për themelimin e Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, duke shpjeguar se që nga fundi i vitit të kaluar kur ky proces ka kaluar në kompetenca të MPMS-së janë kryer të gjitha veprimet ligjore dhe organizative për fillimin e punës së tij. Pas miratimit të tij nga qeveria e Kosovës javën e kaluar, Komisioni do të kalojë nëpër një proces trajnimesh për menaxhim të këtij procesi të ndjeshëm dhe pastaj hapet rruga për pranimin e aplikacioneve nga të mbijetuarat e dhunës seksuale, përfundoi Abrashi.
Ambasadorja Marinaki e falënderoi ministrin për punën e bërë duke theksuar që duket se jeni në rrugë të mbarë për realizimin e projekteve të juaja dhe ofroi mbështetjen e BE-së dhe Komisionit Evropian në këtë drejtim. Ministri Abrashi po ashtu e falënderoi Marinakin për përkrahjen e ofruar deri me sot nga BE-ja duke vënë në pah se shumë projekte janë realizuar me ndihmën e tyre.
Të tjera
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...