Lajme

Ministri Abdixhiku emëron Shefin e Kabinetit

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 24 February 2020

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Alban Zogajn si shef i kabinetit në këtë ministri, shkruan gazeta inFokus.

Abixhiku ka thënë se Zogaj e ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

“Dr. Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit tim në Ministri. Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

-Advertisement-

Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë.

Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën. Albani është i martuar me Rinën; është babë i dy fëmijëve”, ka shkruan në Facebook.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera