Lajme

Ministrat po mungojnë në seanca, nuk japin llogaridhënie ndaj deputetëve e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 29 October 2020

Edhe ministrat e Qeverisë “Hoti” po vazhdojë avazin e vjetër. Mungesat nëpër seancat e Kuvendit janë të dukshme edhe në këtë legjislaturë.

Gjatë seancës së sotme një numër i vogël i deputetëve kanë marrë përgjigje për pyetjet parlamentare pasi ministrat mungonin në seancë.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë per “Indeksonline” se edhe në këtë qeveri është vërejtur një neglizhencë e ministrave duke mos u përgjigjur në çështjet e ngritura në Kuvend.

-Advertisement-

Ai tha se ndonëse ministrat kanë kohë së paku 72 orë të përgatiten për pyetjet parlamentare nga deputetët, ata përsëri nuk paraqiten në Kuvend.

“Që nga votimi i Qeverisë Hoti në qershor të këtij viti është evidentuar një mungesë e shtuar e llogaridhënies së ekzekutimit ndaj Kuvendit, qoftë në adresimin e çështjeve që janë ngritur nga Kuvendi por edhe llogaridhënien direkte të kryeministrit apo ndaj deputetëve për pyetjet parlamentare, për raportimet në Komision e debateve apo interpelancave që janë thirrur nga Kuvendi.

Ajo çfarë kemi parë është që përkundër faktit që rregullorja parasheh procedura për parashtrimin e pyetjeve ndaj ministrave të cilët marrin disa ditë kohë, të paktën i marrin 72 orë që ministrat të kenë mundësi të përgatiten për këto çështje por kemi parë që në shumë raste mungojnë ministrat kur janë seancat për pyetjet parlamentare për ta,duke i privuar deputetët nga drejta e tyre jenë të informuar apo edhe për të ngritur çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve.

Kryetarja e Kuvendit ka instaluar një praktikë relativisht të mirë të mbajtjes së seancave pra ministrat e kanë parasysh pra që është dita e enjte ku seancat mbahen dhe relativisht ata do duhej të parashohin aktivitetet në agjendat e tyre që të mund të jenë në Kuvend apo komisione përkatëse parlamentare”, tha ai.

Cakolli nga KDI për IndeksOnline tha se një sjellje arrogante është parë edhe në komisionet parlamentare duke refuzuar të raportojmë për çështje të caktuara.

Ai kritikoi Qeverinë edhe për qasjen ndaj mbajtjes së interpelancave nën arsyetimin se janë të panevojshme.

“Po ashtu, kemi parë edhe një sjellje arrogante edhe nëpër komisionet parlamentare ku një pjesë e konsiderueshme e ministrave kanë pasur përplasje me deputetë por janë parë edhe shumë raste kur ministrat kanë refuzuar të shkojnë të raportojnë nëpër komisione parlametare”, tha ai.

Sa i përket interpelancave kemi pasur një qasje të gabuar të qeverisë e cila ka deklaruar në disa raste të interpelancat për pikat e caktuara që janë të panevojshme, mirëpo unë konsideroj që deputetët kanë të drejtë në anën tjetër ekzekutivi është i obliguar që në çdo kërkesë që është ushtrim i formës të mbikëqyrjes parlamentare nga ana e deputetëve duhet të ofroj përgjigje ose raportim”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera