Ministrat e Qeverisë Kurti të painformuar për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 07 June 2023
Ministrat e Qeverisë Kurti kanë deklaruar se nuk janë në dijeni që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit.
Euronews Albania të mërkurën ka publikuar një dokument ku thuhet se parashikohen sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.
E në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është informuar prandaj edhe nuk mund të përgjigjet mbi këtë çështje, transmeton Telegrafi.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë as për kredibilitetin e listave të tilla, prandaj edhe nuk mund të përgjigjem në këtë çështje”, ka deklaruar ai para gazetarëve.
Por sipas tij, ajo që është me rëndësi të theksohet është se “pikat ku pajtohemi dhe duhet të pajtohemi të gjithë është se legaliteti, ligjshmëria, demokracia dhe vlerat demokratike duhet të mbizotërojnë në të gjithë vendin”.
“Çështje të tjera janë çështje diskutimesh dhe duhet të shihet se si veprohet tutje në mënyrë që të kemi një rezultat të kënaqshëm dhe të arrijmë synimet tona që i kemi sa i përket shtrirjes së sovranitetit, demokracisë e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”, ka thënë Murati.
Ai mes tjerash ka deklaruar se nëse veç do të diskutohej për sanksione, atëherë do të diskutohej për sanksione që do të duhej t’i vendoseshin Serbisë, për siç ka thënë shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve.
“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e nënshkruar apo e dakorduar në Ohër, të cilën pala serbe refuzoi ta nënshkruante dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi, duke filluar nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër shtetet e tjera, për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra konsideroj se çka do të duhej të na brengoste, është se çka do të duhej, ose cilat sanksione duhet t’i vendoseshin shtetit serb”, ka theksuar Murati.

Të tjera
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...