Ministrat e PDK-së kundër lustracionit
Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 14 December 2018
Kundërshtim kategorik për nismën ligjore për lustracionin kanë dhënë ministrat e Partisë Demokratike, kanë treguar disa dokumente që i ka siguruar “Koha Ditore” të enjten. Të kundërtën e kanë bërë dikastere që drejtohen nga parti të tjera të koalicionit.
Qëndrimet e ministrive janë shprehur pasi, më 18 tetor, Kryesia e Kuvendit i ka kërkuar Qeverisë që të paraqesë mendimin lidhur me përmbajtjen e Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të institucioneve publike dhe të të zgjedhurve.
Projektligji është sponsorizuar nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate në pushtet, si dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë. Me të synohet të trajtohet e kaluara e shoqërisë në sistemin komunist jugosllav dhe që aktorët e atij sistemi t’i kufizojë në marrjen e përgjegjësive në institucionet publike.
Krahas kësaj, edhe që t’i “rehabilitojë moralisht” të gjithë ata që për shkak të bindjeve të tyre politike kanë vuajtur nga padrejtësitë e bëra nga ai sistem. Nëse Projektligji miratohet në Kuvend, do të largohen nga funksionet publike që aktualisht mbajnë shumë ish-funksionarë jugosllavë, përfshirë gjyqtarë e prokurorë.
Të tjera
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 72 vjet burgim shtatë të akuzua...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...